“Rama kërkon t’i mbyllë gojën medias”, Shehu: Demokracia e cënuar, vështirë për tu shëruar!

Dec 2, 2019 | 14:38
SHPËRNDAJE

Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama mbi median ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

termeti situata Durres godinat e prekura-lekundjet-sizmike-6 (8)

Shehu shkruan se Rama po shfrytëzon tërmetin për të instaluar një terr informativ, ndërsa masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhënë për 25-vjeçaren nga Durrësi është një alarm i brendshëm.

Arsyetimin e tij pse Rama po përdor tërmetin “për t’i mbyllur gojën medias”, Shehu e paralelizon me faktin se regjimet autokratike e diktatoriale kanë përdorur shpesh fatkeqësi natyrore apo kriza ekonomike për të vendosur pushtet mbi median.

Postimi i plotë:

Ne keto momente tragjike Rilindja kerkon te shtyje Shqiptaret nen censure e autocensure!

Autokracia duke shfrytezuar termetin po instalon nje terr informativ afat gjate ne Shqiperi.

Prej ditesh eshte vendosur nga Qeverisja nje maredhenie kercenimi mbi median, per ta mbajtur ate nen presion sot e neser.

Rama kercenoi perseri rende median duke gjetur fragmente shembujsh te larget te kufizimit te saj, por duke “harruar” se ne po shkojme drejt BE.

Nderkaq po ky presion kerkohet te realizohet edhe direkt mbi qytetaret.

Mbajtja per disa dite ne qeli dhe vendimi i sotme i gjykates se Durresit me “detyrim paraqitje” per ate studente, qe e terrorizuar nga shkaterrimet aty, shprehu ne median personale nje alarm te brendeshem, eshte nje sinjal jo i shkeputur per ate qe po ndodh ne vendin tone drejt kufizimit te lirive themelore te njeriut.

E turpeshme dhe tejet shqetesuese kjo!

Regjimet autokratike e diktatoriale kane perdorur shpesh fatkeqesi natyrore, kriza ekonomike, grushte shteti e deri te inskenime ekstreme, per te justifikuar masat represive e kufizuese.

Demokracia e cenuar eshte gjeja me veshtire per tu “sheruar”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura