Berisha ashpërson tonet për Teatrin: Rama nuk ka lënë asnjë hapësirë, qytetarëve u lind e drejta që të…

Jul 20, 2018 | 22:10
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku bisedën e tij e ka nisur me një kritike për televizionin publik duke thënë se mban anë për qeverinë dhe nuk është treguar i drejtë me opozitën.

Ndërsa më pas foli për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se pushteti ka një armiqësi 20 vjeçare me artistët, prandaj kërkon t’u prish tempullin.

bERISHA

Pjesë nga intervista

Çfarë po ndodh me Teatrin?

Unë po u them me sinqeritet se në 28 vite në Parlament, dita kur kaloi ligji për Teatrin ishte dita më e shëmtuar. Po e them me sinqeritetin më të madh. Është një beteje 7 mujore nga artistët që janë ata që krijojnë për kombin. Por përballja me pushtetin është e turpshme pasi ky pushtet është mjeran. Artisët janë njerëzit e lirë, por si mund të përdoret fuqia e ekzekutivit ndajnë grupi që nuk ke tjetër, për tempullin e tyre, tempull që është një simbol kombëtar. Nuk mund të harrojmë se skena e Teatrit është skena më eprorja mbi të gjitha. Si ka mundësi që për këtë çështje  të veprohet me urgjencë kombëtare. A ka mëndej në Shqipëri që mund të më thotë mua se ka urgjencë, përveç armiqësisë së Ramës me artistët që ka 20 vite që po ndodh. Është një rrafshim i historisë, unë po të isha në qeveri do merrja konstruktorët më mirë për të vendosur për atë ndërtesë.

Ishit ju doktor?

Unë nuk kam qenë kurrë për të shembur Teatrin.

Ju keni qenë për një ndërtesë tjetër për Piramidën?

Ajo është një ndërtesë për tu shembur dhe sot, është bërë për të fuqizuar faraonin shqiptar.

berisha

***

Nuk di se çfarë qëndrimi do mbaj presidenti i republikës.

Presidenti e kthen njëherë dhe pastaj miratohet direkt…

Unë mendoj se opozitë duhet që të luftojë me çdo mjet për të ndalur atë ligj

Cilat janë këto mjete?

Unë nuk mund të them fjalën e fundit në fillim, por në mënyrë absolute Rama nuk po lë hapësirë tjetër vetëm të përballemi me të gjitha mjetet.

E kam dëgjuar këtë doktor..

Nuk e kam thënë asnjëherë këtë gjë. Këta nuk njohin asnjë kufi dhe nuk ka Gjykatë Kushtetuese qytetarëve u lind e drejta që të përballen me çdo mjet.

Ju jeni për një godinë tjetër teatri në Tiranë?

Të jemi realistë artistët nuk kanë qenë pa kushte. Aty ishte një arenë debati mes tyre. Artistët ishin njerëzit ishin njerëzit më të ndjekur.

Çfarë fshihet pas kësaj zhurme?

Është vetëm për kullat, se shteti mund të ndërtojë një teatër tjetër shumë të mirë diku tjetër. Ky teatër  do bëj shekullin, do jetë shfaqja e shekullit aty do jetë një gjë shumë e bukur për kombin. Si mund të rrafshosh institucionet e tua.

Si e parashikoni fundit e betejës?

Fundi i betejës për Te4atrin është i lidhur me vendosjen në shina të demokracisë shqiptare. Teatri është çështje ndërgjegje, asgjë nuk ka të bëj me thelbin e identiteti sa ka të bëjë kultura. Unë them se Tiranë do ti qëndrojë mbrojtjes së teatrit me çdo çmim.

A mos i ka rënë Teatri një lloj barre për të zhvilluar një betejë më të  madhe se një godinë?

Ka të bëj me një vend të tërë me një sistem të tërë. Kur bën me urgjencë ligjin për Teatrin nuk duhet të qëndrosh më.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura