Rama kërkoi sigurim të detyrueshëm për shtëpitë, çfarë parashikon ligji i qeverisë. Sa do paguhet

2
SHPËRNDAJE

DORINA AZO/ Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile se dy janë përparësitë e qeverisë për të shmangur dëmet e përmbytjeve në të ardhmen.

Kryeministri Rama kërkoi që sigurimi i shtëpive nga fatkeqësitë natyrore të bëhet i detyrueshëm. Kreu i qeverisë e cilësoi të domosdoshme marrjen e kësaj nisme ligjore, pasi kjo do të sillte kompensimin e plotë të dëmeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

rama

“Po ashtu është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe të bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë me ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit, që nuk mund të përballojë gjithçka dhe gjithmonë, edhe pse këtë herë, ne do t’i përballojmë, si edhe herën e kaluar, të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë. Por është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët, të gjithë sipërmarrësit të stabilizohen dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa, të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama garantoi banorët e zonave të përmbytura se do të kompensohen nga buxheti i shtetit për të gjitha dëmet. Qeveria do të ketë përparësi edhe zbatimin e planit të Ministrisë së Bujqësisë, për riparimin e argjinaturave dhe digave.

PROJEKTLIGJI

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore kanë përfunduar hartimin e projektligjit, që do të detyrojë çdo familje shqiptare të sigurojë shtëpinë nga tërmetet dhe përmbytjet.

Më herët, eksperti i Bankës Botërore konfirmoi për gazetën se, projektligji, që e bën sigurimin e detyrueshëm, është gati dhe në fillim të vitit i është dërguar për konsultim Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme. Drafti parashikon dëmshpërblim për familjet, në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë e lartë, ndërsa për përmbytjet, në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme ose 21 ditë. Pavarësisht se qeveria ka gati nismën ligjore, ende në të nuk është vendosur se sa do të jetë tarifa që do të paguhet. Për mënyrën e pagesës së tarifës, në draft specifikohet që ajo do të jetë vjetore ose mund të paguhet edhe me këste.

Më herët, Banka Botërore, në një raport për përfshirjen e Shqipërisë në programin kombëtar për sigurimin nga tërmetet, ku qendra e sigurimit nga katastrofat natyrore do të menaxhohej jashtë vendit, përcaktonte që tarifat të jenë 50 euro në vit për shtëpi dhe kufijtë minimalë të mbulimit të dëmit, të variojnë nga 20 mijë deri në 40 mijë euro.

“Programi duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit, që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballueshme, nën 50 euro në vit”, rekomandon Banka Botërore.

Në projektligjin e hartuar, qeveria parashikon ngritjen e Qendrës Shqiptare të Sigurimit nga katastrofat, me seli në Tiranë, e cila do të vetëfinancohet nga tarifat e detyrueshme të sigurimit të shtëpive nga tërmetet dhe përmbytjet.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakAvokati zbulon pse nuk ikën kryeprokurori Llalla: Mandati i tij...
Artikulli tjetërGjykata i mbyll lokalin shqiptarit në Itali, ja çfarë ndodhte brenda tij

2 KOMENTET

  1. 21 dite rreshje te vazhdueshme?,,kur ka ndodhur kjo ?,,pra kjo kuptohet qarte qe te paguhet siguracioni nga permbytjet per te vetmin qellim :te mbushin xhepat kompanite e sigurimit (mund te bjere shi 200 km larg dhe mund te pesoj permbytje,ndersa demshperblim nuk ka.)

PËRGJIGJU