Rama kërkoi njohjen e Kosovës gjatë fjalës në OKB, vjen reagimi i parë nga Serbia. Brnabiç: Antonio Guterres që në fjalinë e parë më tha mua që…

Sep 25, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

Serbia ka reaguar përmes kryeministres, Ana Brnabiç, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme tëOKB-së, ku kërkoi njohjen e Kosovës.

pjimage (11)

Brnabic është shprehur se deklaratat e kryeministrit Rama bien ndesh me sigurinë rajonale.

“Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike”, ka thënë Brnabic, shkruan Tanjug.

Kujtojmë se kryeministri Rama në fjalën e ditës së djeshme në OKB, e cilësoi Kosovën, si një realitet që prej 13-vjetësh ka sjellë paqen në rajon dhe kërkoi njohjen e Kosovës edhe nga shtetet e tjera.

“Historia e Kombeve të Bashkuara është historia e një zgjerimi të pandërprerë. Nisi me 50 anëtarë në San Francisko dhe jemi tashmë 193 të tillë. Megjithatë sërish kjo Asamble e madhe nuk është e nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës.

Më keni dëgjuar më shumë sesa njëherë këtu të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nuk është obsesion e as diçka thjesht sa për ta thënë për kauzën. Është ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Europës, në Ballkanin Perëndimor, ku një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e angazhuar për kauzën e lirisë e të drejtave të njeriut dhe të vetëvendosjes.

Por kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta theksoj, ta përsëris këtë thirrje dhe e bëj këtë sepse realiteti na ka treguar ne kosovarëve, serbëve, të gjithë ballkanasve, europianëve dhe kujtdo, kudo që ndodhet që do ta shohë se një Kosovë e pavarur, sovrane, është një realitet që vazhdon prej 13 vjetësh e ka sjellë më shumë paqe e stabilitet në rajon, ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur dhe në mënyrë të pamohueshme është pjesë e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit Përendimor”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura