Rama kërcënon Tatimorët: Në burg nëse fshihni informalitetin

Sep 2, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë takimit të sotëm në nisje të operacionit kundër informaliteit në biznes ka kërcënuar me burg punonjësit e tatimeve dhe doganave, që gjenden bashkëpunëtor në krimin e hajdutërisë dhe mbyllin sytë para vjedhjes.

rama tatimoret“Ju nuk jeni as të pafajshëm e as të qetë, se këtu në ju e pas jush informaliteti ka agjenturën e bashkëpunëtorët, në grabitjen e tasave dhe shkeljes së ligjit. Njësoj si vëllezërit e simotrat tuaja që në kompaninë e shpërndarjes së energjisë bënin të njëjtën gjë aty do shkojnë edhe ata ndër ju që bënin atë që bënin ata. Të hidhet përpjetë kudh të dojë e të thotë se po ekzagjeroni me hekurat, ndërkohë që nuk ekzagjeroj asgjë, përkundrazi sikur të kishte vërtetë gjykata, do kishim problem serioz me hapësirat në dispozicion për ta që meritojnë të jenë atje”- tha Rama.

Rama i ka rezervuar përgjigje edhe opozitës që e akuzoi për vdekjen e radhës në miniera.

‘Edhe ata  që bilbilojnë kundër krimit, edhe kur dy njerëz hyjnë paligjshmërisht në minierë të mbyllur e gjejnë vdekjen, ndërkohë që nuk kanë faj se drejtësia është e kapur nga një bandë që quhet sistem gjyqësor, por është i kontrolluar nga korportatë fitimprurëse që ka dhënë e marrë favore me ta, do kemi të bëjmë me këto gjëma. Nuk kemi c’bëjmë do pranojmë edhe shumë shqiptarë që me të drejtë ngrenë gishtin e na thonë, dakord, ai që vjedh energjinë, manipulon kasat, shkel semaforin, po ata që vranë, grabitën miliarda, hodhën në erë një gjysëm qyteti pranë aeroportit si ka mundësi që kanë marrë flamurin e moralit dhe alterantivës, kanë të drejtë, ne nuk jemi zgjedhur për prokuror e gjykatës, por për të bërë të mudnur që drejtësia të funksionojë, i kemi cuar kuvendit paketë të re, rëndim të masave penale për cdo inspect tatimesh që fsheh atë që shikon”- tha ai.

Sipas Ramës, ky operacion do të jetë kryeprioriteti I qeverisë në 300 ditët e treta të mandatit dhe si e meriton,

“Mu ashtu si bëmë me operacionin e energjisë, vullneti politik do të jetë në maksimum, sepse kjo është luftë dhe në territorin e zhvillimit ekonomik Shqipëria është në luftë me këtë fenomen. 600 grupe në gjithë vendin si dhe në disa nivele drejtimi e koordinimi që kulmojnë me forumin kordinues në drejtimin tim dhe 6 ministra, cdo javë do bëjnë bilancin dhe do të marrin masat përta cuar më tej këtë operacion”- tha ai.

Rama e quajti këtë fazën më të vështirë, sepse në të kundërt të paktën do e kishin tentuar të tjerë më parë.

Klosi: Aksioni, edhe për të luftuar punën në të zezë

“Të gjitha këto masa, edhe pse kanë sjellë një përmirësim të situatës, nuk kanë qenë të mjaftueshme për zgjidhjen e saj dhe, si rrjedhojë, lind domosdoshmëria e fushatës kundër informalitetit”, – tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se institucioni i Inspektoratit të Punës ka hartuar një platformë të qartë dhe me pritshmëri të larta, e cila konstaton në përmirësimin e metodës inspektuese, duke realizuar formalizimin e çdo punëmarrësi informal të konstatuar gjatë procesit të inspektimit të subjektit.

“Në këtë mënyrë i jepet fund burokracisë për delegime të rasteve për formalizim në institucione të tjera, si dhe siguron një punësim të rregullt, në zbatim të ligjit për të gjithë”, – u shpreh Klosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura