Rama kërcënon live drejtorin e Hipotekës: Nëse deri nesër pasdite nuk do zgjidhet problemi, atëherë…

May 8, 2018 | 23:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Laç me qytetarët, ka kërcënuar drejtorin e Hipotekës, pasi tha se nëse ai nuk zgjidhte problemin e qytetarit deri nesër pasdite, do ti niste lajmin që nuk do ishte pozitiv.

edi rama

Debati

Qytetari: Kam një problem me shtëpinë se nuk më hipotekojnë shtëpinë më thonë që kam probleme

Rama: Është këtu ai drejtori i hipotekës

Drejtori i Hipotekës: Ka një mbi vendosje në hartë

Rama: Nesër ne mëngjes zotëria do vij që të të takoj.  Do çosh ekspertët të shikojnë, shko zgjidhe dhe jepi certifikatën. Dhe deri në pasdite duhet që të zgjidhet dhe të më vij lajmi mua. Po nuk erdhi lajmi nga ty tek unë do vij lajmi nga unë tek ti dhe nuk do jetë pozitiv.

Drejtori i Hipotekës: Po në rregull

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura