Rama ‘kërcënon’ drejtorët e rinj në Burgje, Spitale e Hipoteka: Tre muaj …

Jan 13, 2018 | 9:50
SHPËRNDAJE

Siç edhe u paralajmërua mbledhja e parë e qeverisë “Rama 2” për këtë u zhvillua sot në qytetin e Lezhës.

ramaaaa

Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat ka bërë të ditura vendimet e marra.

Rama theksoi përsëri reformën e ujit, dhe tha se është miratuar një vendim i rëndësishëm, për subvencionim të kontratave dhe dhënien falas të të gjitha matëseve të ujit për familjet në nevojë.

Po ashtu kryeministri tha se vendimet e tjera të marra në këtë mbledhje në Lezhë ishin me fokus për agro-turizmin.

Por gjatë deklaratës Rama nuk la pa përmendur edhe emërimet e reja. Ai bëri me dije nga Lezha se të gjithë drejtorët e rinj në disa sektorë do të jenë tre muaj në provë.

“Drejtorët e rinj në Spitale, Burgje dhe Hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është çështje partie, pasi të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm” tha Rama.

Pjesë nga deklarata

Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi me kryebashkiakët të 100 fshatrave ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të modelin e ri që më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore.

Do ndërtohet aksi Milot-Balldren dhe Shëngjin-Velipojë, do të ketë edhe një numër projektesh në infrastrukturë, rindërtimi i terminalit të pasagjerëve. Ata që kishin marrë për të bërë këtë rrugë po inpenjohen duke stimuluar protestat. Pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk duhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura