“Rama këlysh Blloku”- Presidenti Meta-Ramës: Mos guxo të nxisësh trazira për llogari të Sorosit

Oct 30, 2020 | 21:25
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta është treguar i ashpër me kryeministrin Edi Rama duke e konsideruar së “këlysh të Sorosit”.

IlirMetazonelire (3)

Presidenti i kërkoi Ramës që të mos nxiste trazira për llogari të Sorosit.

Ai bën si i fortë me shqiptarët, duke shpërdoruar mbipushtetin që i ka grabitur në mënyrë antikushtetuese shqiptarë.

Ai është një këlysh blloku. Mos guxo të nxisësh trazira për llogari të Sorosit dhe serbëve, çun i Kristaqit që thotë se është krenar që është djali i Kristaq Ramës.

Kodet e tij nuk i llogaris hiq. Çuni i Kristaqit ta dije mire. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dije mire se s’ka për te gjetur vrime ku te futet

Ka ardhur koha për një ndarje midis tradhtarëve dhe patriotëve”– theksoi Meta në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ai tha se njerëzit merren me atletet e kryeministrit dhe brekushet, duke shmangur vëmendjen tek problemet kryesore.

“Keni 20 vjet që merreni me atletet, brekushet, karagjozllëqet. E patë çfarë ndodhi dje në Parlament, po vdesin njerëzit nga covid, apo deklarata tjetër që ca do t’i trajtojmë ca nuk do t’i trajtojmë. Merremi me brekushe dhe atlete dhe harrojmë gjërat e tjera më të rëndësishme”- shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura