PD: Rama fsheh të ardhurat, kreu i PS: Kam paguar taksën e “Zotit”

Jun 10, 2013 | 17:06
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi
Partia Demokratike reagoi dje përmes një deklarate për shtyp të zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, mbi mosdeklarimin e pasurisë nga kryesocialisti Edi Rama. “Në fundjavë u mor vesh se Edi Rama nuk e ka dorëzuar deklarimin e tij të pasurisë, edhe pse në reklamën e tij televizive pretendon se ka përfituar 9.3 milionë lekë nga shitja e ‘Kurbanit’. Por a mori përgjegjësi Rama? Jo. Edi Rama deklaroi me arrogancë se ‘ia humbi posta’. Kjo na bën të pyesim veten se çfarë justifikimi tjetër të trilluar mori në konsideratë Rama para se të fajësonte Postën?”, thuhet në deklaratën për shtyp. Sipas saj: “Qytetarët e kuptojnë se këto shaka janë justifikimet e Edi Ramës, por pyetja serioze qëndron: pse nuk po tregohet transparent Edi Rama me të ardhurat e tij? Pse po përpiqet Edi Rama të fshehë të vërtetën nga qytetarët?”.
Kreu socialist reagoi ndaj kësaj deklarate përmes rrjetit “Twitter”. “Kam paguar një më një taksën e ‘Zotit’ për çdo kopje të shitur të ‘Kurbanit’ e kam deklaruar gjithçka, po maskarallëku do shkojë në fund! TURP! Ka humbur, ka ikur, ka marrë fund e prej dëshpërimit do bëjë edhe më keq se kaq, po në fund do t’i mbetet veç ajo që mbetet për këtë soj: TURPI!”, shkruan Rama në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura