“Rama ka hapur thesin e premtimeve boshe!”/ Basha takim me biznesin e madh: Do subvencionojmë eksportet, do bëhemi konkurrues në rajon!

Feb 23, 2021 | 13:26
SHPËRNDAJE

Gjatë një takimi me një biznes të madh në zonën e Autostradës, kreu i PD-së Basha akuzoi kryeministrin Rama se po hap thesin e premtimeve boshe para zgjedhjeve, kur në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Kryedemokrati u angazhua se me PD-në në qeveri biznesi nuk do të jetë ortak por partner, ku nuk do të përfshihen vetëm 4-5 vetë, por i gjithë faktori prodhues, duke shtuar se do të nxisë eksportet dhe do ta bëjë vendin konkurrues në rajon. 

“Prodhimet e rajonit po konkurrojnë dhe shkatërrojnë prodhuesit shqiptarë. Mbushet kjo tavolina një metër me letrat që kanë prodhuar 8 vite. Sdini ku të përplaseni më parë, nuk merr dot frymë jo të bësh biznes në Shqipëri me këtë klimë që është krijuar. Në raport me biznesin prodhues është zotimi ynë për taksën e sheshte 9 për qind, që do tju bëjë më konkurrues me rajonin dhe do të sjellë më shumë para në xhepat tuaj. Do të jeni aleatë dhe partnerë, jo ortakë. I gjithë biznesi është të “ara e Tarës” dhe 4-5 vetë janë ortakë. Fatura e këtij korrupsioni ka arritur 7.2 miliardë euro.

Për 8 vite ua ka rritur taksat, koston e jetesës. Një pensionist normal pasi paguan dritat, ujin, ilaçet, ska më lekë as për bukën e thatë. Kur vjen dita e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe, ndërkohë që 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Nëse me të vërtet do kishte reduktuar taksat për 97 për qind të shqiptarëve sdo ishim në këtë gjendje.

Nëse do të kishte 300 mijë vende punë, sdo të ishim në këtë gjendje. Nëse do kishte ulur çmimin e naftës sdo ishim në këtë gjendje. Është nafta më e shtrenjta në Evropë, me përjashtim të Suedisë.

Me planin tonë fitojnë të gjithë, fiton Shqipëria. Nuk është thjeshtnjë slogan. Nëse në vendimmarrje përfshihen 5 veta, ata 5 do përfitojnë, nëse përfshihet gjithë faktori prodhues do të përfitojë gjithë faktori prodhues. Do të subvencionojmë prodhimin, që prodhimet tona të depërtojnë në tregjet rajonale dhe evropiane. Çdo produkt që eksportohet nga Shqipëria do të thotë më shumë punësim ”, tha Basha.

“Tani që po vjen fundi hedh një sy nga programi ynë që është punë dyvjeçare, ça lexon mezi e kupton dhe vazhdon me premtime boshe”, theksoi kreu i opozitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura