Rama jep lajmin dhe publikon fotot: Sot pritet të mbërrijnë edhe 208 mijë vaksina të tjera

Apr 19, 2021 | 12:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sot pritet të mbërrijnë edhe 208 mijë vaksina të tjera.

vaksina

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas.

avioni vaksina

Mbërritjen e vaksinave e paralajmëroi me herët ministrja e Shëndetësisë.

“Pritet që ditën e sotme dhe ditët në vijim të vijnë sërish vaksina në kuadër të kontratave që ne kemi nënshkruar. Pritet që sot të mbërrijnë vaksina të Pfizer, rreth 8100 vaksina nga kontrata jonë 500 mijë doza vaksine me kompaninë Pfizer. Dhe gjithashtu edhe sasi e konsiderueshme e vaksinave Coronavac, të Sinovac që pritet të mbërrijnë ditën e sotme”, tha Manastirliu.

DJE MBERRITEN 50 MIJE DOZA TE ASTRAZENECES

Mbrëmjen e djeshme mbërriten edhe 50 mije doza nga AstraZeneca, të cilat, sic tha ministraj do të jenë pjesë e procesit të validimit dhe do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit për të vazhduar me vaksinimin e popullatës +60 vjec. “Janë mbi 400 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri. Janë mbi 320 mijë doza vaksine të administruara dhe mbi 230 mijë të moshuar që kanë marrë dozën e parë të vaksinës”, u shpreh Ogerta Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura