Rama jep detaje për kompaninë e vaksinës që do të hapë fabrikë në Shqipëri: Sot kam komunikuar dy herë me pronarin dhe…

Mar 25, 2021 | 22:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me kompaninë e vaksinës që pritet të hapë fabrikën në Shqipëri.

rama a111

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se marrëveshja është në diskutim e sipër, do jetë e gjithë me investimin personal të prodhuesit turk, ndërsa shtoi se edhe Shqipëria është e gatshme të marrë pjesë në investim, me të drejtën që të kemi të ardhura nga eksporti.

Rama: Bëhet fjalë për një marrëveshje që unë jam shumë optimist që do ta mbyllim me prodhuesin turk, që është një kompani shumë e vjetër, shumë me reputacion që prodhon disa lloje vaksinash, Hepatiti, gripi dhe produkte të tjera farmaceutike.

Unë i kam kërkuar që ata të vijnë në Shqipëri të hapin një fabrikë të tyren, sepse ata kanë dhe probleme me licencat e eksporteve, plus nëse në i krijojmë një kornizë të favorshme nga pikëpamja fiskale ata janë shumë të gatshëm për ta hapur.

Sot unë kam komunikuar dy herë me pronarin që është shkencëtar ai vetë, që merret bashkë me të shoqen dhe fabrika do të vijë këtu. Do të jetë një investim i tyre me mbështetjen totale të vendit tonë. Ne jemi gati madje të marrim pjesë edhe në investim, të subvencionojmë një pjesë të tij, me të drejtën që të kemi të ardhura nga eksporti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura