Rama ironizon Vuçiç: Pse nuk e prisja një SMS urimi prej tij

Oct 13, 2015 | 8:53
SHPËRNDAJE

Pas lajmit të publikuar nga mediat serbe pak ditë më parë se Rama dhe Vuçiç kanë shkëmbyer mesazhe pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi në ‘Elbasan Arena’, kryeministri shqiptar ka pranuar se ka marrë një mesazh urimi për atmosferën e krijuar, por pa shkëmbyer të tjera mesazhe me homologun e tij serb.

Rama - Vucici (foto arkiv)
Rama – Vucici (foto arkiv)

Në një intervistë televizive për “Procesin Sportiv”, Rama tha se nuk kishte marrë mesa urimi për kualifikimin e Shqipërisë në Europian.
Kryeministri tha se është i sinqertë që ‘këtë nuk do ta bënte as ai po të kualifikohej Serbia’.

“Mbas ndeshjes me Serbinë nuk dërgova një mesazh. Mora një mesazh ku uronte për performancën. Falënderonte për atmosferën në të cilën u zhvillua e gjithë dita. Ndërkohë që nuk prisja të më çonte mesazh urimi për kualifikim. As unë nuk do t’i kisha çuar po të kualifikohej Serbia”,-ka thënë Rama.

12063311_10153675757648151_687170237051211634_n

Kryeministri shqiptar zbuloi edhe një detaj nga komunikimi i trajnerit De Biazi me lojtarët e ekipit Kombëtar në dhomat e zhveshjes. “Kur ishim në dhomat e zhveshjes (me serbinë) një fjali e De Biazit ju tha lojtarëve që ju ka sjellë deri këtu zemra e madhe dhe zemra e madhe ju kushtoi shtrenjtë sepse ju çoi në sulm kur ju do të ktheheshit mbrapa”,-deklaroi Rama duke iu referuar ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Nga ana e tij, trajneri i Kombëtares deklaroi se forca ‘jonë qëndron tek grupi. Grupi duhet të ruhet nga gjithçka dhe nga të gjithë sepse ne duhet të ruajmë filozofinë tonë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura