Rama ironizon PD-në: Tani të nxjerrin 19 deputetët kriminelë

Dec 18, 2015 | 13:38
SHPËRNDAJE

Duke çmuar si shumë të rëndësishëm ligjin për dekriminalizimin dhe duke e quajtur janarin muajin e të vërtetës, kryeministri Edi Rama ka sfiduar Partinë Demokratike se tashmë duhet të nxjerrë se kush janë 19 deputetet kriminelë të shumicës në Kuvend.

rama

“Ligji hyn në fuqi, dhe në janar kur të rimblidhet kuvendi do të jetë momenti i të vërtetës për të parë se sa ka pasur të vërtetë dhe sa ka qenë propaganda e mirënjohur mbi kundërshtarin”- tha Rama, në një deklaratë për mediat pas mbylljes së takimit me krerët e partive të koalicionit.

“Besoj se me votën e djeshme për integritetin e figurave që meritojnë të zgjidhen apo shërbejnë shqiptarëve, kemi hedhur bazat për një hap të mëtejshme për transparencën e plotë në përzgjedhjen e kujtdo që përfaqëson shqiptarët në cdo nivel, apo që duhet t’u shërbejë atyre nga cdo pozicion. Pres me padurim që me hyrjen e ligjit në fuqi të shohim se kush janë kriminelët dhe mos gabohem janë numëruar 19 të tillë nga SHQUP-i dhe nga ana tjetër secili të marri përgjegjësinë përpara popullit për cdo shpifje, akuzë e kriminalizim që për interesa politike i ka bërë kuvendit dhe politikës në tërësi”- tha Rama.

Rama ka deklaruar më tej se “tashmë duhet të cohet para një proces që lehtëson cdo votues nga ndenja e keqardhjes dhe dëshpërimit kur i është dashur të votojë për dikë që nuk e meriton, por meriton të jetë jashtë procesit dhe tjetër gjë është kriminalizimi ekstrem që i është bërë jo vetëm politikës zyrë më zyrë e vrimë më vrimë nga ata që në janar duhet të japin provën se kanë pasur të drejtë kur flisnin për lista dhe tufa kriminelësh qoftë në kuvend e qoftë në nivele të tjera.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura