Rama ironizon Nishanin: Më vjen keq që i dole avionit të Kerryt përpara

Feb 16, 2016 | 12:23
SHPËRNDAJE

Thirrjes së Presidencës drejtuar kryeministrit, për të tërhequr deklaratën fyese ndaj Nishanit, Rama e ka pasuar me një deklaratë ironizuese.

Sipas tij, Presidenca e ka keqkuptuar etiketimin që ai i bëri Nishanit si shef protokolli në pritjen e sekretarit amerikan Kerry, në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

nishani kerry nishani

“Presidenca me ka keqkuptuar!Thjesht isha e jam i keqardhur qe Presidenti i Shqiperise i doli avionit perpara. Si e pse kjo s’ka pike rendesie”-shkruan Rama në FB.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratës zyrtare të Presidencës që i kërkoi Ramës të tërhiqte menjëherë “deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura