Rama ironizon demokratët: Ju nuk bëni dot PD-në ashtu si ishte! Po nuk e rrafshuat si Teatrin Kombëtar, do ju zërë brenda…

May 23, 2022 | 19:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ironizoi situatën në Partinë Demokratike gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Rama u shpreh se nëse PD nuk rrafshohet ashtu si teatri kombëtar do i zërë të gjithë brenda.

Duke u ndalur te akuzat për projektin e Parkut të Butrintit, Rama u shpreh se pas tij ndodhet një nga arkeologët më të mirë i cili ka qenë për vite me radhë këshilltar i princit Charles.

“Ça janë këto muhabete ta bëjmë si ishte. Ju nuk po bëni dot PD-në si ishte. Po nuk e rrafshuat si Teatrin Kombëtar do ju zërë brenda të gjithëve. Dallimi mes të shëmtuarës dhe të bukurës është dallim themelor shumë i rëndësishëm. Kur flisni për gjëra konkrete si rasti i parkut të Butrintit merrni në konsideratë të dhënat reale.

Mbi bazën e atyre të dhënave pastaj krijohet edhe premisa për të pasur debat që jemi komplet në pozicione të kundërta që flasim për të njëjtën gjë. Nuk e keni ju me fondacionin? Por me kë e keni ju. Ato thashethemet deri më sot me kë i kishit? Pse përgojoni një arkeologet më të mirë. Si mikun tim. Unë jam krenar ta kem mik. Ai ka qenë për vite të tëra këshilltar i princit Charles për arkeologjinë. Tani çfarë keni ju që e përgojoni?

Çfarë do vjedhë këtu ai? Kështu ju ka mësuar partia ju se kur bën një punë duhet të vjedhësh. Dhe pastaj thoni nuk kemi gjë ne. Në ligjin për Butrintin nuk ka asgjë nga ato që thoni ju. Pse nuk e votoni ju ligjin për Butrintin nëse nuk keni gjë kundër fondacionit amerikan. Se e keni bërë edhe kumbar të djalit a të vajzës. Tani kam edhe një eksperiencë si dëshmitar falë jush, dal unë dëshmitar”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura