Rama i tha ‘e dhje**’, ja si i përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha

Oct 12, 2017 | 18:37
SHPËRNDAJE

Pas pezullimit te punimeve te Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashte salles se Parlamentit per gazetaret ku tha se mazhoranca ka skenar per te mashtruar qytetaret dhe se tenton ti heqe fjalen opozites. Ai iu pergjigj edhe Rames i cili i tha ‘e dhjeve’ nga vendi ku ishte ulur ne Parlament.

berisha ne kuvend fjala

“Vetëm një njeri që do të shaktërrojë parlamentin shqiptar dhe ky është …këta kanë frikë dhe nga parlamenti. Cënimin më të madh do ta paguajnë ata vetë, s’ka ndodhur kurrë në histori që në mënyrë kaq të vendosur të mos respektohet e drejta e fjalës për procedurë si sot. S’kanë asnjë rëndësi ato të tjerat, kanë procedurën e vet, por kapitalen, si mund të më ofendojë mua Rama? Problemi themelor është kjo se kemi të bëjmë me mohimin e të drejtës. Mazhoranca ka nje skenar per te mashtruar qytetaret, dhe ju konstatoni se gjithçka filloi me mohimin e të drejtës së fjalës për procedurë të deputetit Flamur Noka. Ndërkohë deputeti tjetër nuk e kishte marrë ende fjalën, lexoni rregulloren”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura