Rama i shmanget pyetjes për kritikat e Blushit, ndalon edhe Nikollën të flasë (VIDEO)

May 29, 2015 | 16:23
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi në sallën e Parlamentit deputeti socialist Ben Blushi u përplas me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, dhe kjo e fundir ju përgjigj akuzave të tij, kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të shpërfillë këto akuza që vijnë nga brenda grupit parlamentar socialist.

Rama – Nikolla

 

Nga panairi i punësimit, ku në fokus ka qenë edukimi, arsimimi profesional dhe punësimi i të rinjve, kryeministri Rama duke iu shmangur pyetjes së gazetarëve për kritikat e Blushit për arsimin, vijoi të fliste për diçka tjetër pasi u pyet për këtë cështje.

Por në të njëjtën kohë, ai i tërhoqi vëmendjen edhe ministres Nikolla, që as ajo të mos përgjigjej për këtë çështje. Duket që Rama nuk e ka mendjen fare tek ajo që po flet, por se si t’i shpëtojë pyetjes për Blushin.

Ndoshta përgjigjen Rama e ka lënë në takimet elektorale, ku i përgjigjet tërthorazi deputetit socialist, duke thënë: që ai që mendon se ndryshimi vjen për 18 muaj, është i marrë ose i lig, ose i ka të dyja.

Një ditë më parë, në seancën plenare të së enjtes, deputeti Ben Blushi tha se mësuesit po përdoren si kope për të mbledhur vota, ndërsa hodhi akuza se më shumë po favorizohet arsimi privat sesa ai publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura