“Rama i shkëputur nga realiteti, u ofron shqiptarëve gjithçka me lugë bosh”/ Artur Zheji: Pse kërkon t’i fusë kundërshtarët në karrem duke…

Mar 10, 2021 | 18:59
SHPËRNDAJE

Duke komentuar ironitë që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj disa prej figurave të opozitës, analisti i njohur Artur Zheji, e konsideron një strategjike taktike të kreut të qeverisë.

Artur-Zheji1

Sipas tij, Rama kërkon të përdorë të gjitha mjetet për të arritur qëllimin e tij. Zheji thotë në “Abc” se slogani i PS-së, “Shqipëria e ardhmja jonë” në të vërtetë është Shqipëria e ardhmja e Ramës.

Pjesë nga intervista: 

-Një koment për thirrjet e 25 prillit të Metës..

Artur Zheji: Meta ishte në turin e komunikimit publik me shqiptarët. Sigurisht flet si një qytetar i xhindosur, gjithmonë e më pak si President, që të jemi korrekt. Ndihet nevoja për të mbushur boshllëqe sa i përket ‘xhindosjes’ së opinionit publik shqiptar. Kemi një kryeministër që tall, që poshtëron, që merr nëpër gojë kundërshtarët e tij që dikur i ka pasur në koalicion, tallet me Dulen, me Idrizin, tallet me Mesila Dodën, të cilën e ka çuar vetë si zbulim i madh zëdhënëse e Ilir Metës kur ka qenë kryeministër. Janë disa gjëra që kur përsëriten zorrët e politikës shqiptare, i di mirë në gjenezën e tyre këto zorrë përzierje.

Rama gjithmonë ka thënë se di të ndajë politikën nga thashëthemi dhe skenën nga prapaskena. Kur ai futet me kokë në prapaskenë dhe hap çdo lloj të kaluare, merret me Dash Shehin që pi raki, merret me Metën që nxjerr duke pirë një gotë verë. Ai do t’i tërheqë te një fushatë negative.

Nuk është i keq Rama në këtë që bën, është teknikë. Kush e merr dhe nuk bie në pasionin për të reaguar në mënyrë imediate ka rënë në rolin e tij, pra është karrem.

-Ndoshta nuk po funksionon….

Zheji: Ndoshta është shtuar pesha e njerëzve që shikojnë punën e tyre. Më përpara, njerëzit shikonin punën e tyre dhe Shqipëria shkonte për lesh, ndërsa tani Shqipëria shkon edhe për lesh edhe për pambuk.

Vetëm emancipimi i shqiptarëve tani që kanë zbuluar Facebook-n, Instagramin, merren me njëri-tjetrin dhe ndonjëherë hapin atë çelësin e Big Brother për të parë edhe politikën. Nuk zhyten me kokë te spektakli real që ka politika.

-Rama realisht e ka një hall…

Zheji: Ai është i mirëkëshilluar. Në këtë lloj fushëbeteje ku tërheq kundërshtarët e vet politikë, është më i zoti. Pra tek ajo arena që pamë sot paradite që lëvizte si një tigër në zinxhir me atë foton që i sillte regjia nga mbrapa, aty në atë arenë ai fiton. Ai thotë hajdeni te sarkazma, tallja, gorizimi.

-Nëse Basha hyn në atë arenë e përballon dot?

Zheji: As Basha, as zt.Meta, as Kryemadhi. Basha e mban presionin. Se çfarë joge përdor…Në qoftë se kjo fushatë do të vinte aty ku do Rama, do t’i nënshtroheshin regjisë së tij. Rama do një fushatë negativiste. Të viktimizohet! Ti thotë popullit kam gjithë këto projekte. Jam reformator. Shih si më godasin. Ai do të goditet me gurë sepse në këtë moment, ky vetëm fiton.

-Po sillet pak si kryeopozitar?

Zheji: Ai bën antiopozitarizmin, atë që ka bërë vetë. Ai është kundra vetes. Ai është anti-anti. Na goditi tërmeti, na goditi pandemia. Në 4 vitet e para thotë mbusha gropat e Saliut. Sapo fillova të ngre pallatin nga gropa (pallate ka ngritur shumë ndërkohë), por pallatin e qeverisë, fap goditi tërmeti, fap pandemia dhe u bllokova tani thotë si do të më lini mua thotë të bllokuar?

Nuk ka vetëm ai këshilltarë çifutë. Rrofshin çifutët! Kanë gjetur në Shqipëri, Eldoradon, para të papara dhe vijnë këshillorojnë derdimenërinë e politikës shqiptare. Basha dhe Kryemadhi drejtohet drejt fushatës pozitiviste, pra unë propozoj një Shqipëri alternative pas 25 prillit.

-Ka një element që Rama përdor në vazhdimësi, projekte të mëdha dhe shumë moderne. Thotë këta nuk i bëjnë dot këto…Përtej kësaj harrohen hallet e shqiptarëve…

Zheji: Rruga për të shmangur varfërinë është rruga që ai propozon për vepra të mëdha. Shpesh përdorim fjalën paranojë. Paranoja në vetvete është një gjë e bukur. Të bën ta shtysh jetën me sikur. Pra t’i mendon se tjetri ka vendosur në lëvizje gjithë ato gurë shahu. Pra ti i vesh të tjerëve supozimin tënd se ata po merren me ty për të të shkatërruar, kjo është paranoja. Në pjesën artistike, paranoja është e bukur. Unë mendoj se edhe Rama e përdor këtë pjesë, këtë kapuçin e paranojës.

Njerëzit duan të shohin komedi të heqin stresin dhe Rama thotë po më keni mua. Është si një bukëpjekës që jep ëmbëlsira, doni lugë të zbrazura t’ju ushqej pak. Një aeroport këtu, një aeroport atje, një port gjigant 2 miliardë këtu.

-Zgjimi…

Zheji: Shqiptarët ikin, do vijnë nga Bangladeshi, Mozambiku, India. Tani do të mësohemi që shumica e shqiptarëve të kualifikuar do të shkojnë jashtë dhe do vijnë ata që do të punojnë me 3 dollarë. Është një ekuacion. Oligarkët shqiptarë janë duke përgatitur këtë transferim.

-Si duket slogani i Ramës e “Shqipëria e ardhmja jonë”.

Zheji: E ardhmja e tij? Ai nuk mendon se ka një ardhme kolektive. Në planin personal e ka shumë të saktë. Më shumë se po ia bën qejfin vetes është për bukuri. Çështja është që ky llastim që ai bën vetes, çfarë na bën ne shqiptarëve. Ai është shkëputur kaq shumë nga realiteti, ndonëse e prek realitetin, saqë është i përqendruar vetëm tek vetja e tij. Është një egocentrizëm. Ai trajton veten në mënyrë spektakolare si ato gratë që kur kalojnë menopauzën shkojnë vazhdimisht në permanent, ndryshojnë flokët, bëjnë qerpikë fals, tërheqin lëkurën, qafën sepse duan të mbeten të reja me çdo kusht dhe ky do të mbetet i ri dhe joshës me çdo kusht. Dhe ia fut kot. Del aty në një arenë cirku dhe bën cirk. Nuk thotë asgjë lëndore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura