Rama i përgjigjet sërish Metës: Humoret vulgare thjesht rikonfirmojnë se është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur

Apr 7, 2021 | 15:15
SHPËRNDAJE

edi rama konf

UPDATE/ Deklaratës së Presidentit Ilir Meta se prononcimin e tij do e jepte sot nga Vlora, për situatën e krijuar pas ndërprerjes së punës në Rinas sepse kontrollorët e trafikut ajror janë në grevë, i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.

Sipas Ramës, “humoret vulgare të IM thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama ne Twitter:

Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!

***

“Ilir, je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur”- Rama i përgjigjet Metës: T’i harrosh rrëzimin e Qeverisë dhe shtetit

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror, duke iu përgjigjur këtë herë Presidentit Ilir Meta.

Me një postim në Twitter, Rama e quan Metën “një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”.

Postimi i plotë i Ramës

“Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”

***

“Duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”-Rama: Organizatorët do të kallëzohen penalisht. Saliu gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri fsheh dorën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së kontrollorëve ajrore të Rinasit, duke u shprehur se sabotimi i Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet.

Kreu i qeverisë paralajmëroi organizatorët se do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin. Rama akuzoi si frymëzues të kësaj lëvizje presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, shkruan Rama në dy postime të njëpasnjëshme në “Twitter”.

Statuset e Ramës në “Twitter”

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

Rama 78

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura