Rama i përgjigjet deputetit kritik të Merkelit: Nuk ma tha në sy, por ai nuk ma heq dot kënaqësinë e…

Apr 26, 2018 | 21:59
SHPËRNDAJE

Në konferencën e mbajtur para gazetarëve menjëherë pas kthimit nga vizita në Gjermani, Rama është përgjigjur edhe lidhur me ato që Gunther Krichbaum, deputeti i Bundestagut gjerman, që ka komentuar me nje status në rrjetet sociale, ku u shpreh se i ka thënë se reformat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme.ramaaa

“Sa për Krichbaum, nuk ma ka thënë në sy por nuk është surprizë për mua, por ai kështu e mendon. Ai është një ndër qindra deputetët e Bundestagut, kështu që është që mendimi i tij ka atë peshë që ka por nuk më gjen të papërgatitur, dhe nuk është arsye për mua që të më ulët kënaqësia e rezultateve të kësaj vizite”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura