Rama i përgjigjet Blushit: Kritikat na vijnë nga sehirxhinjtë

Jan 29, 2016 | 13:33
SHPËRNDAJE

Duke pranuar dhimbjet që vijnë nga reformat që do bëjnë shtet, kreu i PS-së, Edi Rama i ka rezervuar një përgjigje kritikave për qeverisjen.

Ndonëse nuk ka përmendur emër, përgjigja e Ramës vjen një ditë pas akuzave të forta të deputetit Ben Blushi, teksa e sfidoi atë për kryeministër dhe në garën për kreun e partisë.

rama-blushi“Ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut. Që na thonë se ku po gabojnë ata që kanë marrë në dorë fatet e vendit, ndërkohë që ne që kemi marrë fatet e vendit se kemi të lehtë, por nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po t’i kishte bërë Shqipëria sot do ishim një tjetër vend”- tha Rama.

Ai deklaroi më tej se “ne nuk mund ti lejojmë vetes që në emër të të mbajturit mirë me njëri-tjetrin, frikës se po humbasim vota nga ata që zhgënjehen, apo interesave që mbajtën peng reformat ti faturojmë vendit 20 vite të tjerë pa reforma”.

Deputeti i PS-së, Ben Blushi tha dje i ftuar në “Top Story”, se do të kandidojë për kreun e PS-së nëse do të ketë zgjedhje të lira në Kongresin e PS-së, më 19 mars. Blushi tha se e ka një platformë për të kandiduar, vetëm nëse do të ketë zgjedhje. Ai madje tha se është në gjendje që ta drejtojë Partinë Socialiste më mirë se kryetari aktual, Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura