Rama-Berishës: Ja prova që ti fute torturuesin e At Zef Pllumit në listën e veteranëve

Dec 16, 2015 | 13:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me dekorimin për torturuesin e At Zef Pllumbit dhe Sami Repishtit, Shyqyri Çoku.

Në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një dokument që tregon sipas tij se në vitet 1994 – 1995, “Sali Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë”.

Berisha Rama
Berisha dhe Rama, fotomontazh

“Ja prova se në vitet 1994 – 1995, Sali Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë. Në bazë të kësaj liste torturuesi në fjalë, të cilin kryeakuzatori kryefalsifikator orvatet ta përdorë për të nxitur urrejtjen e të verbërve që i shkojnë ende pas, ka gëzuar prej marsit të vitit 1995 një pension të veçantë dhe çdo nderim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes. E cila, nga ana e vet, nuk ka pasur asnjëherë detyrën të hetojë përbërjen e kësaj liste, ashtu sikundër nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të shtuar ose hequr njeri prej listës.

rama2-dokumentet rama-dokumentet

Kjo është edhe arsyeja pse qeveria po përgatit një ndërhyrje në Ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit, në mënyrë që askush më tej të mos bjerë viktimë e këtij qorrsokaku, të ndërtuar nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës si President i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.

Sot në një deklaratë për mediat, Berisha ka akuzuar sërish Ramën se nuk ka kërkuar falje që dekoroi zyrtarët e sistemit komunist.

“Dy persona, At Zef Pllumi dhe profesori Sami Repishti që përjetuan kalvarin e tmerrshëm komunist, a nuk meritonin ata ndjesë, a nuk meritonin ata falje? A nuk meritonin ata që xhelatët e tyre të dalin nga jeta politike? A nuk meriton gruaja e Havzi Nelës ndjesë nga Edi Rama?”,- tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura