Rama i përgjigjet Bashës: Lul, hallin se do kap drejtësinë qaje me SHBA e BE

Jun 29, 2016 | 7:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama i është kundërpërgjigjur liderit të opozitës, Lulzim Basha sa i takon mosmarrëveshjeve për draftin e reformës në drejtësi.Basha_Rama-Meta

Pak më parë, Basha në një status të publikuar në Facebook bënte të qartë se opozita nuk do të ofrojë asnjë votë pro nëse nuk pranonte propozimi i “vendeve të rezervuara”.

Rama u shpreh se nëse kreu i PD-së ka hallin se, mazhoranca do të kapë sistemin e drejtësisë atëherë këtë hall duhet ta qajë me SHBA dhe BE.

“Dhe një herë Lul: hallin se do kap drejtësinë qaje me SHBA dhe BE, se edhe ata mendojnë se kjo është një përrallë me gogol”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura