Rama i përcolli përqafime/ Hashim Thaçi i dërgon të fala nga Haga! Djali i ish-Presidentit të Kosovës: Të jeni i sigurt që babai…

Apr 18, 2021 | 20:29
SHPËRNDAJE

Përqafimet e Ramës nga Kukësi, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçia ia ktheu me ta fala nga Haga. Ka qenë djali i Hashim Thaçi, i cili iu përgjigj kryeministrit Rama në emër të babait të tij. Në një story në Instagram, Endrit Thaçi shkruan se babai i tij përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e Ramës në Shqipëri.

rama-thacii

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurt që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”, ka shkruar ai.

CFARE THA RAMA PER THACIN

Teksa e konsideron Thacin “vëlla”, Rama i dërgoi nga Kukësi një përqafim, ndërsa u shpreh se nga në muret e aeroportit të Kukësit gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës.

“Me këtë rast dua të ndaj me ju që më mungon shumë sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaci. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja ti coja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura