Rama i pakënaqur me deputetet në Grupin e PS-së: Jo te gjithë po punojnë njësoj

Nov 2, 2015 | 18:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar disa prej deputetëve socialistë për mënyrën e aktivizimit të tyre në bazë. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në selinë e PS-së, Rama ka thënë se “jo të gjithë deputetët po punojnë njësoj”.

Rama ne grupin e PS-se (Foto arkiv).
Rama ne grupin e PS-se (Foto arkiv).

Kryeministri ka kërkuar një prezencë më aktive të disa deputetëve në zonat ku ata janë zgjedhur, lidhur me rritjen e numrit të anëtarësimeve dhe organizimin e strukturave lokale.

Në këtë mbledhje për herë të parë mori pjesë edhe deputeti që zëvendësoi Arben Ndokën në Qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj.

Taulant Balla dhe Eduart Ndocaj pas mbledhjes se grupit te PS-se
Taulant Balla dhe Eduart Ndocaj pas mbledhjes se grupit te PS-se

Gjatë mbledhjes, Gramoz Ruçi, i uroi mirëseardhjen deputetit Ndocaj, ndërsa më pas foli për axhendën parlamentare të socialistëve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura