Rama “i merr” kryebashkiakët Bashës: Prita në zyrë edhe atë të Tropojës

Apr 29, 2016 | 13:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama përmendi dhjetra herë në fushatën elektorale të 2015 një mesazh, që sipas tij ia kishte çuar një kryebashkiak i djathtë ku i thoshte se nuk “nuk të vij të takoj në zyrë, se më sheh Berisha”.

Besnik Dushaj, kryetar i Bashkise se Tropojes
Besnik Dushaj, kryetar i Bashkise se Tropojes

Sipas tij, ky mesazh ishte i vërtetë, por nuk e përmendi asnjëherë emrin e kryebashkiakut që ia kishte çuar.

Por sot, në një mbledhje me kryetarët e 65 bashkive për reformën e ujit, Rama e riktheu mesazhin.

Ai tha se mesazhi i përmendur në fushatë kishte bërë efekt, pasi së fundmi kishte pritur në zyrë edhe kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, një ish deputet i Partisë Demokratike.

“Mesa duket ai mesazhi që kam përmendur në fushatë për kryebashkiakët e PD-së ka bërë efektin e tij, pasi së fundmi kam pritur në zyrë edhe kryetarin e Bashkisë së Tropojës dhe Tropoja do të ketë një transformim të rëndësishëm urban”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura