Rama i kërkoi ndihmë një ditë më parë, Sajmir Tahiri i përgjigjet sot nga Asambleja e PS-së

Oct 7, 2017 | 12:15
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e bashkëqeverisjes ku u shpreh se Sajmir Tahiri në detyrën Koordinatorit Kombëtar për bashkëqeverisjes, do të jepte kontributin dhe eksperiencë e tij për të çuar përpara mekanizmin që kjo qeveri do të marrë.

tahiri-478x350

Rama dje u shpreh se ‘ku është Sajmir Tahiri se nuk po e shikoj. Por me siguri do jetë diku këtu vërdallë. Por dua të them që ai do na ndihmojë në këtë platformë me eksperiencën e tij”.

Por sot nga Asambleja Kombëtare e PS-së Tahiri është shprehur se platforma e prezantuar nga Rama do të merret seriozisht.

“Sa më e gjatë koha në pushtet aq me e madhe bëhet arroganca. Tani kemi qeveri, kemi ligje i kemi të gjitha. Tani kemi fituar vetëm me njerëzit. Sot kemi përgjegjësinë më të madhe.

Ose të mbyllim sytë për njëri- tjetri, ose të çlirohemi nga gjithçka që është pengesë për njerëzit.

Kryeministri hapi dje një dritare jo të vogël, por nëse shfrytëzohet sikur duhet mund të jetë rruga e jonë me e mirë. Ti bindim se e kemi seriozisht kur t’i dëgjojmë njerëzit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura