Rama i irrituar kujton akuzat e Berishës për atësinë e djalit: Gregun e gjeta të tmerruar, lëre Zahon se po i del gogoli

Mar 13, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është irrituar në emisionin “Studio e Hapur” , teksa fliste për akuzat e opozitës në lidhje me drogën e kapur në Maminas.

“Se çfarë peshku është ky pronari i kompanisë së bananeve, është peshk apo bretkosë, do e përcaktojë hetimi.

rama teni

Po të ishte kaq kollaj kapja e personave të përfshirë në trafikun e drogës, atëherë s’do të kishte luftë me drogën dhe trafikantët. Kjo është një luftë që zhvillohet përditë, përditë, përditë”, tha Rama.

Sipas tij, ne do e luftojmë krimin, drogën dhe do vendosim drejtësinë në këtë vend, pavarësisht streseve që i krijohen familjarëve tanë.

“Do i shkoj deri në fund kësaj pune, se unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre derisa njerëzit të më duan. Çfarë s’kanë thënë për mua, nga pederast, drogaxhi, overdozë”, tha Rama.

I pyetur se si ia kishte shpjeguar djalit te madh Gregorit, Rama tha:

Nuk kam pasur kohe, nuk kam pasur kohe se kane ardhur te tjerat ne vijim…

I pyetur a po mundoheni ta mbroni Zahon nga keto interferenca, teksa ne ekran ishte shfaqur fotoja e Berishes, i tha Eni Vasilit:

“Lëre se po e dëgjon gogoli dhe po i del edhe Zahos, jaq ku e ke shife, se te do ai te ty e ke edhe mik”.

“Ne do ta luftojmë krimin dhe drogën, me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve tanë dhe shqiptarëve të ndershëm me këto maskarada”, tha Rama.

Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?
Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.

Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.

Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?
Rama: S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeri dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura