“Rama i dha Ngjelës 5 mijë euro për të më regjistruar mua”

May 19, 2016 | 14:16
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi sot sërish Edi Ramën se ndikoi për të lënë të arratiset Klement Balilin, e akuzuar nga drejtësia greke për trafik droge.

berisha-ngjela

 

Duke folur në Kuvend, ai tha se Balili nuk është i LSI-së, por i Ramës.

“Balili ia mbathi po Ediskobari mbeti këtu. Pasi ia mbathi ai, këta u bënë të gjallë. i pari Koço, akuza ndaj berishës se po mbroj LSI-në. Unë nuk e mbroj LSI-në. Unë nuk mund të them se hekurat që i ka nxjerrë me qindra herë Ediskobari për ata që ndërtojnë çatinë, hekurat i ka Ediskobari. Hekurat i ka Tahiri, nuk i ka as Edmond Panariti, as Ylli Manjani. Hekurat janë ekskluzivitet i Ediskobarit. Pse të mos i themi qytetarëve që e ka Ediskobari. Pse do ti them unë atij që ti je i LSI-së, ndërkohë që mbrojtjen totale ia jep Edi Rama. Ku ta di unë sa para i ka dhënë Ramës ai, ku ta di unë sa e ka çuar valixhen me Euro te Gysi dhe te Agaçi”, tha Berisha.

Ish kryeministri akuzoi Ramën se i ka dhënë 5 mijë euro Spartak Ngjelës për ta regjistruar.

“Rama e shndërroi Ngjelën në çimkë. i futi në gojë 5 mijë euro, që sa herë e kapin borxhlinjtë, i del jargë nga goja. Mua më nderoi me regjistrimin e tij. Burri që merret me regjistrimin e kundërshtarëve është një kalec ordiner”.

Duke u pergjigjur per kete akuze Rama tha “harrojeni se ka shqiptarë me mend në kokë që të lidhë trafiqet e drogës dhe heronjtë e zinj të botës të narkotrafikut me mua, harrojeni. Ju vazhdoni, e nisët me kumbullat e kuqe, ecni përpara, çdo person që kapet e arrestohet konsiderojeni direkt të lidhur me mua. Kështu provoni vetëm një gjë: kur dikush të akuzon për diçka që se ke bërë e ka bërë vetë.  Se mua nuk më shkonte fantazia se si mund ti futej dikujt 5 mijë euro në gojë. Ti që e thua kushedi në sa gojë e ke bërë këtë punë”.


“Rama i dha Ngjelës 5 mijë euro për të më… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura