Rama foli për parti të re nga Meta, ja si përgjigjet Presidenti: Diktatura ka trokitur, mos e merrni me shaka, duhet që të gjithë…

| 12:48
SHPËRNDAJE

Një ditë pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, se Meta do të krijojë një parti të re, vjen edhe reagimi nga kreu i shtetit.

Meta-Rama-shkarkimi-shqiponja1 (2)

Në deklaratën e sotme për mediat, Meta i ka dhënë përgjigje interesit të gazetarëve për këtë cështje:

“Më vjen keq, ju e dini shumë mirë që Meta është presidenti I Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë parti e as të krijojë parti e asgjë tjetër. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformen dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shkaka të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre”- tha Meta.

Ne fund te konferences ka ritheksuar edhe njehere se nuk ka ndermend te krijoje asnje parti.

“Këtu jemi per dy vjet po bëra parti unë do thuash ti je gënjeshtar, nuk kam ndërmend të bëj parti, të jeni të qetë, por do te mbështes cdo lëvizje qytetare që mbron të drejtat, lirine, qe dënon cizmet e banditit pa emer mbi kokën e studentit të Arteve, se në vend të merren me cunat problematikë sic e tha edhe kryeprokurori italian, te paktën deri tani kanë mbushur ¼ e terrororit më kanabis se tjetra është beton, do merren me artistët”- tha Meta.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.