Rama flet për takimin me Albin Kurtin: Dreka e vetme që kam konsumuar me një opozitar

Mar 11, 2021 | 23:33
SHPËRNDAJE

Ndërsa lëvizja e Vetëvendosje, që fitoi bindshëm zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt, po zhvillon fushatë edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama e rreshton liderin e kësaj partie Albin Kurti në radhët e opozitës.

Edi-rama-Albin-kurti

Rama thotë se kishte konsumuar një drekë m e Kurtin dhe se kjo kishte qenë siç thekson dreka e vetme që kishte ngrënë me një opozitar.

Hëngra drekë me Albinin, hëngra drekë me opozitën. Kalova shumë mirë. Nuk dua ta diskutoj më shumë këtë gjë. Meqenëse me Bashën nuk kam drekuar kurrë, së paku drekova me një opozitar”, tha Rama.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Rama tha se PS i ka të qarta strategjitë për këtë garë, ndërsa pohoi se tani për tani rezultati është 0-0.

Rama: Unë di të them kaq, ne kemi objektivat. Ne kemi strategjinë, skuadrën edhe programin që do të realizojmë në 4 vitet e ardhshme. Objektivat që kemi janë të shpallura. Sondazhet na tregojnë fitues, në avantazh, Na tregojnë më në avantazh se sa ishim ne 2017-n. Deri tani jemi 0-0. Rezultati është kur të gjitha votat janë në kuti.

Rakipllari: Tendenca e sondazheve është; PS është forcë e parë, por fiton aleanca.

Rama: Tendenca është; Qimi.net.
Rakipllari: Ai sondazh nxjerr PS të dytën.
Rama: S’ka asnjë sondazh tjetër që nxjerr bashkimin e atyre forcave fituese.
Rakipllari: Është një sondazh i IPR-marketing.
Rama: Ne do të fitojmë zgjedhjet dhe do të konfirmojmë minimalisht 74 mandate. Minimalisht. Zgjedhjet e lira i kemi pasur dhe do të vazhdojmë t’i kemi. Pse në 2017-ën zgjedhjet i fitoi Luli?!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura