Meta dhe Kryemadhi në ditëlindjen e Bes Kallakut/ Flet Rama: Na u shfaqën në një spektakël të shëmtuar! Shembull skandaloz i…

Nov 24, 2020 | 23:00
SHPËRNDAJE

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët kryeministri Edi Rama foli mbi kundërshtarët e tij politik dhe aktivitetet apo eventet ku ata kanë marrë pjesë përgjatë kësaj periudhe, ku vendi po përballet me shifrat në rritje të Covid-19.

Rama u ndal te presidenti Ilir Meta, i cili u gjobit së bashku me Monika Kryemadhin pasi morën pjesë në ditëlindjen e organizuar nga aktori i humorit Bes Kallaku 4 ditë më parë.

Kreu i qeverisë  si “skandaloz në shkelje të ligjit” pjesëmarrjen e presidentit në festën ku kishte grumbullime njerëzish.

“Së pari unë nuk vendos, masat e i vendos Komiteti i Eksperteve dhe as i monitoroj zbatimin e masave. Ka institucione, kështu që më duket e pamundur t’i jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Kam parë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga presidenti i Republikës, zonja e parë dhe çeta e tyre, që në ndërkohë është shumë e qartë që nuk mund të ketë grumbullime më shumë së 10 persona, dhe nuk mund të bëhen festa dhe dasma deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore më shumë se familjarë, na u shfaqen në një spektakël të pështire, të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por me shëndetin e të tjerëve, këtë kam parë. Shëndeti është mbi të gjitha dhe sot s’ka asnjë aktivitet tjetër, përfshirë aktivitete elektorale që mund të diskutohen si me ndonjë rëndësi që vë në diskutim shëndetin, për më tepër nuk jemi në fushatë elektorale, thjesht na duhet të reduktojmë aktivitetet me më shumë se 10 persona”, tha Rama.

Sjellim në vëmendje që Policia gjobiti me 1.000.000 lekë pronarin e lokalit ku po zhvillohej festa e ditëlindjes me 30 të ftuar, duke arsyetuar se ishte thyer protokolli anti-Covid ku lejohen vetëm 10 vetë. Ndërkaq lidhur me këtë ngjarje u pezulluan gjithashtu 6 policë.

Rama-Meta 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura