Rama flet për marrëdhënie sëkëlldie me opozitën: Ç’ndodhi në Berlin 48 orë më parë

Apr 19, 2018 | 12:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar opozitën sot nga foltorja e Kuvendit, teksa duke folur për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të vendit tonë me BE, akuzoi opozitën se ka transportuar baltën, fjalorin dhe sherrin e brendshëm politik në vendet e BE, duke folur kundër Shqipërisë.

rama

Pjese nga fjala e Rames 

Është e pafalshme që qoftë edhe një person që ka mundësinë të komunikojë në BE ti bashkohet këtyre individëve dhe forcave duke ushqyer me baltën e prodhuar në vend, ato forca që janë kundër zgjerimit të BE. 48 orë më parë, kjo ka ndodhur në Berlin, e do të vazhdojë të ndodhë deri në sekondën e fundit dhe që e bën të sekëlldisshme marrëdhënien me opozitën, e cila është larg së qeni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti ku cdo shqiptar që ka mundësi të thotë një fjalë për vendin në gjuhë të huaj të thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vend.

Pa PS dhe pa qeverinë e PS nuk bëhej dot Shqipëria vend kandidat, nuk e merrte dot rekomandimin e kushtëzuar në 2016 dhe as rekomandimin sot. Por kjo nuk është fitore imja apo e PS se në fund të ditës ky është rezultat që është punuar për shumë vite.

Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër vendit, e në rastin ideal të bashkohet me në në këtë përpjekje, rruga e anëtarësimit është e gjatë, duhet kontributi i të gjithëve. Asnjë vend nuk i ka eksportuar baltën e brendshme, sherret e brendshme, fjalorin për politikën e brendshme në zyrat ku gjykohet vendi si i tërë.

Nuk ekziston asnjë opozitë tjetër, me çanta në dorë mbushur me dokumente propagande kundër vendit të tyre. Në fund të ditës nuk mund të thuash që janë kundër qeverisë, por janë dokumente që shkojnë kundër vendit. Natyrisht na takon ne një përgjegjësi më e madhe, pasi këta nuk janë në arenën e debatit, na takon ne që të bëjmë më shumë për bashkëpunim.

Na takon ne në fund të ditës që të mos harrojmë që asnjë çast se në këtë përshkallëzim të reformave duhet të jemi shumëfish herë përkrah njerëzve, dhe të jemi më të gatshëm në raport me njerëzit. Procesi i integrimit nuk është procesi i marrjes së valixheve që ta vijomë në Bruksel, por është procesi ndërtimit të një jete evropiane këtu.

Kemi një opozitë qesharake e cila është gati gati të thotë vetë, se ne me zgjedhje nuk ju mundim dot, por ne do bëjmë tonën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura