Rama flet për krizën politike pas takimit me Yee: Basha e rregulloi me…

May 15, 2017 | 18:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme për herë të parë për ngërçin politik pas takimit 80 minutësh me zv/ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Yee.

rama1Rama tha se PD-ja po qëndron larg zgjedhjeve pasi ka frikë nga drejtësia.  Sipas tij, kreu i PD-së sot i ka shpëtuar drejtësisë me raport mjekësor. Ai kujtoi kështu procesin gjyqësor ndaj Bashës për Rrugën e Kombit.

“Partitë janë për të shërbyer dhe nuk janë skuadra futbolli. Nëse ajo shërben mirë meriton të shpërblehet, në të kundër të ndëshkohet.

Mendoj se këtu në Shkodër PD-ja të ndëshkohet, për gjithë këtë që ka shkatërruar. PD ka vendosur të arratiset nga fusha e betejës. Ka vendosur të braktisë zgjedhjet dhe t’i lërë pa zgjedhje ata që e votojnë.

E ka bërë këtë sepse nuk do të ndahet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Lulëzimi e rregullon me gjykatën me një raport mjekësorë.

Nëse Saliu e rregullon me një telefon, një qytetar i zakonshëm nuk e merr të drejtën që i takon.

Si mundët që njerëzit e zakonshëm mund ta pranojnë që PD të luftojë që të dëmtojë sa më shumë Shqipërinë dhe zgjedhjet vetëm e vetëm që të mbajë në punë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Unë nuk u them atyre që votuan PD ejani dhe votoni ne por u them që ejani dhe luftoni krimin dhe korrupsionin në drejtësi”, tha Rama.

Me tej kryeministri gjate fjales se tij u shpreh se: “Thonë dhe përpiqen t’iu hedhin trutë e gomarit aty ku gjejnë. Po kthehemi ne diktaturë? Se nuk ka Parlament po nuk që PD në Parlament. Demokraci nuk është plaçkë që merret as nga një parti që thotë ‘ose të iki qeveri ose nuk ka zgjedhje pa mua”.

Kjo është zgjedhje e kësaj partie dhe asnjë demokraci nuk e thotë këtë.  Të tjerët nuk janë të detyruar të presin atë që nuk paraqitet.

Po nuk erdhi PD ne nuk do hymë dot në BE. Edhe mbështetësit e PD e kanë thënë që Shqipëria duhet të vijojë negociata për të hyrë në BE dhe se PD duhet të shkojë në zgjedhje.

Ne kemi vetëm një rrugë dhe nuk ka dy. Ne do të shkojmë drejt 18 Qershorit, për ata njerëz që kanë dhënë jetën për këtë vend.

Nuk ka më shqiptarë më të arsyeshëm dhe patriotë që midis amanetit të Skënderbeut dhe fjalëve të plakut dixhital zgjedh plakun dixhital.

Nuk besoj se mes amaneti të Islami Qemalit dhe fjalëve të Republikës së Re, zgjedh fjalët e Lulzim Bashës” përfundoi në fjalën e tij Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura