Akuzat për vrasjen e Tom Doshit, Rama, deputetëve: U hetua dhe nuk pati asnjë kërcënim jete

Mar 2, 2015 | 17:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot per herë të parë për deklaratën e Tom Doshit se i është kercënuar jeta.

Rama në Kuvend, foto arkiv

Pak minuta pasi Doshi e kishte bërë këtë deklaratë për mediat, Rama ka sqaruar deputetët mbi këtë histori.

Kreu i qeverisë Edi Rama u ka thënë deputetëve se këtë kërcënim Tom Doshi “ma ka thënë pak muaj më parë”. “Për këtë janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e shtetit, që nga policia e shtetit e deri tek krimet e rënda dhe prokuroria. Toma është marrë në mbrojtje, por nga të gjitha hetimet që janë bërë, nuk rezulton asnjë rrezik dhe asnjë kërcënim jete për deputetin Tom Doshi”, mësohet të jetë shprehur kryeministri Rama para deputetëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura