Rama flet për herë të parë për arrestimin e Adriatik Llallës, intervistë për TV5 nga New Yorku: Jemi në një betejë të hapur ndaj korrupsionit dhe…

Sep 25, 2021 | 9:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë nga New Yorku për televizionin francez TV5MONDE, foli në lidhje me situatën politike në vend, luftën ndaj korrupsionit, integrimin në BE, problematiken me zgjedhjet, si dhe arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

edi rama

Rama kundërshtoi kronikën e publikuar nga televizioni francez, i cili i përshkruante zgjedhjet e 25 Prilllit si të dhunshme dhe me shumë akuza mes palëve. Kryeministri pohoi se zgjedhjet nuk ishin të dhunshme, sipas tij ato treguan gjallërinë e demkracisë në Shqipëri pasi morën pjesë 80% e popullsisë rezidente.

Gjithashtu Rama u ndal dhe tek arrestimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, të vilin e cilësoi si një tregues të zbatimit të shtetit ligjor dhe të korrupsionit.

Akuzave për trafikun e drogës nga Shqipëria Rama iu përgjigj duke thënë se Shqipëria nuk përbën ndryshim nga asnjë vend tjetër dhe në këtë fushë ëshët progress gjithashtu.

“Fillimisht do të doja të thosha se ne nuk jemi midis vendeve më të varfra, ne jemi në mes vendeve më të pasura. Bën diferencë, se kur ju flisni për të varfërit, jep iden tek spektatoret tuaj të një vendi të largët në një tjetër kontinent. Ne jemi në mes të Evropës, ne jemi mes më të pasurve dhe po avoncojmë.

Së dyti ne nuk kemi patur një fushatë elektorale të dhunshme dhe plot me akuza. Ne kemi pasur një fushatë elektorale me një pjesëmarrje të madhe. Afërsisht 80% e njerëzve resident në Shqipëri.

Besoj se kjo flet për pjesëmarrjen dhe gjallërinë e demokracisë sonë.

Jemi një vend në mes të Evropës, kemi problemi përpiqemi t’i zgjidhim, rruga është e gjatë por jemi në drejtimin e duhur.

Pa dyshim sespse Komisioni Evropian nuk do të hapet negociamat

Fakti që pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri dhe që ka njerëz që vijnë nga pushtete të forta dhe kanë dalë përpara gjykata dhe që janë dënuar fletë vetë.

Ne bëjmë një betejë të hapur kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Doja të shtoja se për luftën e trafikut të drogës ne nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti nëse flasim për volum ne jemi ndër vendet më pak të konsiderueshme dhe së treti ne kemi bërë përparime në këtë drejtim”, tha Rama.

Rama u ndal dhe te strehimi i afganëve kur tha se Shqipëria i tha “PO” partnerëve ndërkombëtarë, që në momentin që iu kërkua strehimi i tyre.

“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës”, tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura