Rama flet për dosjet, mesazh të fortë nga Kuvendi: Kush më shumë i përdori, nuk guxoi t’i hapte

Oct 10, 2017 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka nderuar sot kujtimin e grupit te deputeteve te asgjesuar 70 vjet me pare. “Dritë mbi të kaluarën, për të mbrojtur të ardhmen nga errësirat e të shkuarës”. Me kete deklarate, kryeministri Rama dha mesazhe te forta lidhur me ate se si duhet te jete politika ne dobi te njerezve.

ramakuvend

Gjate fjales se tij, Rama u ndal me krenari ne ligjin per hapjen e dosjeve, si nisme shume e rendesishme e qeverisjes se tij dhe e kesaj maxhorance.

Sipas tij, “Ligji për hapjen e dosjeve, që kush më shumë i përdori më pak guxoi ti hapte, na pajis me mjete hulumtimi në funksion të një funksioni human dhe nuk mund të mos jem krenar që jam në krye të një qeverie dhe shumice që e mori përsipër këtë mision, pasi të tjerë nuk e patën kurajën ta merrnin”.

“Deputetet e asgjësuar barbarisht 70 vjet më parë ishin sfidë ndaj një regjimi që fatkeqësisht e pati jetën shumë të gjata pas marrjes së jetëve të tyre dhe lumturisht është përmbysur 27 vjet më parë. Rikujtimi i tyre sot në këtë sallë vlen për aq sa mbetet sfidë për  ne dhe bashkëkohësit tanë në raport me politikën si mjet që i bën njerëzit së bashku dhe që rëndom i përcan ata për llogari të interesave të ulëta. Sfidë si nxitje për t’u kujtuar për një moment të gjithë bashkë se ne jemi këtu që të gjithë pavarësisht se në shumicë apo pakicë, si rezultat i lirisë”- tha Rama.

Sipas Ramës “të përjetosh sot frymën aq të shëndetshme të sakrificës që i coi në asgjësim këta paraardhës tanët është e vështirë, sepse ndërkohë nuk mund të mos harrosh se sa shpesh, sa në mënyrë të rëndomtë dhe sa në mënyrë të padenjë shpeshherë shkelet në këtë sallë cdo javë ajo frymë. Nga ana tjetër patjetër që është e pamundur të mos vlerësohet pikërisht sot pse-ja e madhe që lidhet me Shqipërinë e pasluftës, të aspiratave të mëdha që mishëronin edhe këta paraardhës tanët, vazhdon të ndosë mjedisin tonë publik mes nesh, mes politikës, mes të zgjedhurve, atyre që kur shkojnë te populli janë përulësisht të gatshëm të bëjnë gjithçka për t’u njehsuar në imagjinatën më të mirë të atyre që votojnë dhe kur vijnë këtu nuk lënë gjë pa bërë për të treguar se në fakt mes të thënës e të bërës nuk është një det i tërë, por tradhtia ndaj politikës ashtu si e konceptonin ata që për politikën dhanë jetën dhe si cilido prej nesh e ka përjetuar momentin kur ka kapërcyer pragun e saj”.

Rama ka thënë me tej se “As sot e as për jo pak vite të tjera nuk do arrijmë dot ta clirojmë këtë sallë, vetveten tonë si pjesë e kësaj gjenerate të politikës nga ndotja prej atij mekanizmi që si cdo gjë e ndryshkur por e paricikliuar helmon dhe pengon. Ajo që mbase vlen si një arsye e mirë për t;u larguar nga ky reflektim që po të shkojë më thellë mund ta prishi këtë ceremoni është se sot jemi këtu për shkak të një ligji që e kaluam në këtë parlament dy vjet më parë, që e bashkoi Shqipërinë pas 25 vjetësh me vendet që kaluan mes ferrit komunist”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura