Rama flet për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç: S’ndodh sot për herë të parë

Jun 28, 2016 | 19:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama duke folur për reformën në sistemin në shëndetësi, u shpreh se sot qytetarët janë bërë më të vëmendshëm për shërbimin publik. edi rama

Rama komentoi edhe skandalin e dhunimit të një fëmije 3 vjeç në kopshtin privat “Diren”, duke thënë se një gjë e tillë nuk ndodh sot për herë të parë.

“Larg qoftë të mendojnë se këto gjëra ndodhi sot për herë të parë. Gjëra të tilla sot për herë të parë janë në syrin e të gjithë publikut falë teknologjisë. Se sot në çdo mjedis ku janë tre veta ka një kameraman, dhe jo vetëm ka një kameraman por ka dhe median me vete sepse ka Facebook-un e tij”, u shpreh Rama.

“Kjo është pozitive për të marrë masa, por larg qoftë të mendojmë apo sikur të kemi rënë nga qielli sikur këto gjëra po na ndodhin dhe nuk na kanë ndodhur më parë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura