Rama flet për bisedat kokë më kokë në Bruksel: Nuk fajësova opozitën…

Dec 19, 2017 | 15:23
SHPËRNDAJE

Pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme, njëkohësisht zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian për Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini dhe me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama ka theksuar se gjate takimeve atje ka dal qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucioneve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces.

rama bruksel

Rama eshte pergjigjur edhe pas pyetjes lidhur me sjelljen e djeshme te opozites, duke thene se “këtu jam mundur që të kapërcejë atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës”.

Zoti Kryeministër, si e vlerësoni takimin bilateral së pari me zonjën Mogherinin, dhe pastaj me darkën? A jeni të bindur se Shqipëria vërtetë, vitin që vjen do të marrë së pari rekomandimin e Komisionit dhe të nisë negociatat e anëtarësimit?

Kryeministri Edi Rama: Këtë bindje s’mund ta kem, sepse duhet ta kenë të gjitha vendet anëtare dhe Këshilli Evropian, por, unë jam i bindur që Shqipëria do ta meritoj plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim. Edhe sonte qoftë në takimin kokë më kokë, qoftë dhe në darkën e kryeministrave ka dal qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucioneve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces, bazuar në çka është arritur, sigurisht edhe nga Shqipëria, në rastin konkretë.

Po ashtu ka qenë shumë e qartë se edhe vendimi i sotëm në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur, dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara. Sigurisht që tema e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndër rajonal ka qenë pjesë e bisedave.

A keni diskutuar për situatën në Shqipëri, ku opozita është duke kundërshtuar veprimet në Parlament, ndërkohë që reforma në drejtësi, implementimi i saj është kusht për të avancuar në rrugën europiane?

Kryeministri Edi Rama: Unë kur flas në gjuhë të huaj, flas për Shqipërinë, nuk flas për palët. Kështu që edhe sot, edhe njëherë kam folur për Shqipërinë, dhe sigurisht, që këtu jam mundur që të kapërcejë atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës, por, sigurisht jo duke fajësuar opozitën, por duke u fokusuar tek Shqipëria, tek shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për një parti, hapen për Shqipërinë, hapen për të gjithë shqiptarët pa dallim. ​

Rama përshëndet nga Brukseli, flet për takimin pozitiv me Mogherinin (foto)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot me nje pershendetje nga Brukseli, ku mbreme ka mbyllur sipas tij, nje takim shume pozitiv me perfaqesuesen e larte te BE dhe me lideret e Ballkanit Perendimor.

rama bruksel

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli, ku patëm një takim mjaft pozitiv mbrëmë me Përfaqësuesen e Lartë të BE,  dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona”- shkruan Rama ne faqen e tij ne FB, duke ndare edhe nje foto nga takimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura