Rama firmos vendimin, ja surpriza që i bën 100 mijë punonjësve të administratës

Nov 24, 2017 | 9:33
SHPËRNDAJE

Qeveria ka marre vendim per te lene pushim administraten te henen e ardhshme ne 27 Nentor.

Vendimi eshte publikuar sot ne faqen e Keshillit te Ministrave.

Ne kete menyre punonjesit e administrates do te kene gjithsej 5 dite rresht pushim pasi pervec te shtunes e te dieles, do te pushojne edhe ne tre ditet e para te javes se ardhshme (dy prej te cilave jane festat kombetare).

administrata rama
Kryeministri Rama me punonjes te administrates

V E N D I M

PËR

CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura