Rama e Spiropali batuta me bashkëshortët në Bathore: Gratë janë për punë, burrat janë për llafe! Se ka thënë kot ai i shkreti…

Mar 24, 2021 | 14:58
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Ahmetaj e Spiropali u ndalën sot në Bathore, Kamëz, ku vijon rindërtimi i shtëpive.

Kreu i qeverisë theksoi se deri në pranverën e ardhshme nuk do ketë më asnjë gjurmë të tërmetit.

Edi Rama nuk i kurseu batutat me kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij, duke u shprehur se gratë kanë më shumë besim te ai, sepse e nuhasin më mirë kush është për punë e kush është për llafe.

BISEDA

Rama: A të kujtohet që ta thashë?

Banorja: Na kujtohet.

Rama: Se nuk kishe besim! Nuk ka nevojë për falënderime, po flas me burrin tat që nuk kishte besim.

Banori: Kemi pas besim.

Rama: Jo besim nuk ke pas se nuk ka problem.

Spiropali: Zonja kishte më shumë besim.

Rama: Po se zonjat e nuhasin më kollaj kush është për punë e kush është për llafe. Kurse burrat ngatërrohen me llafe.

Spiropali: Kafja dhe rakija.

Rama: E kam thënë unë, do të bësh punë, me gratë. Do llafe, me burrat. Se ka thënë kot ai i shkreti: Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga këto rrojnë! Pa këtë ti je si? Je si shtëpia pas tërmetit.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/