Rama e quajti shef protokolli, Nishani: Tërhiq deklaratën fyese

Feb 16, 2016 | 11:37
SHPËRNDAJE
Duke e cilësuar të papërgjegjshëm, fyes dhe spekulativ etiketimin që Rama i adresoi Nishanit për takimin me sekretarin e shtetit, Kerry, i pari i shtetit i kërkon kryeministrit të tërheqë menjëherë gjithë sa tha. 
nishani-ramaNë një reagim zyrtar, Presidenca e ka dënuar ashpër deklaratën e Ramës dhënë gjatë intervistës së mbrëmshme në emisionin “Dritare” në “Vizion Plus”, ku tha se nuk do donte që të parin e shtetit ta shihte si shef protokolli.
Deklarata
Institucioni i Presidentit të Republikës dënon ashpër deklaratën e papërgjegjshme të Kryeministrit Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Dritare” në televizionin ‘Vizion Plus’, më datë 15 shkurt 2016, në koment të takimit të Presidentit të Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
 
Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani.
 
I kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan.

Ja si e komentoi Rama Nishanin në pritjen e Kerryt

Vizita e Kerryt, Rama: Nishani si shef protokolli 

“Ai është presidenti i Shqipërisë kur takon këdo qoftë. Për hir të së vërtetës, nuk do kisha dashur që presidentin e vendit tim ta shikoj si shefin e protokollit. Besoj se mbi normën elementare ka prevaluar dashuria për Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që kur sekretari i Shtetit erdhi në Kryeministri, ishte shefi i protokollit”, tha Rama në emisionin Dritare të Rudina Xhungës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura