Rama e quajti ‘doktor të lodhur’, Halim Kosova: Kryeministri gjithmonë e ka vlerësuar punën time

Apr 25, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, në përgjigje të deklaratës së kryeministrit Rama për të, ka thënë se vlereson faktin qe kreu i ekzekutivit gjithmone e ka vleresuar punen e tij.

Kosova dhe Basha gjate takimit me te rinjte

Deklarata e Kosovës është bërë në një takim që ai zhvilloi me të rinjtë e njësië 5 dhe një grup sportistësh në kuadër të mbledhjes së mendimeve prej tyre për hartimin e një programi për rininë dhe sportin.

“Të jem i sinqertë që kur emri im doli për kandidat unë i jam veshur punës, i kam ndaluar njerëzit të më japin sinjale, qoftë edhe miq të mi, se jam i përqendruar aty ku do shkoj. Për kryeministrin Rama shpreh konsideratë për atë që ai gjithmonë e ka vlerësuar punën time, ka lavdëruar, edhe personalisht kemi folur edhe nga afër ma ka thënë. Gjëra të vogla që ju mi thoni nuk do ndikojnë në konsideratën, përkundrazi në bashki do t’i shtrij dorën çdo njeriu, nuk kam asnjë lloj kompleksi. Më shumë se qetësia nuk ka asgjë tjetër për fushatën”- tha ai. 

Duke u ndalur në pjesën e fushatës, Kosova ka premtuar se do ndërtohet sistemi i komunikimit, si bashki e ardhshme çdo grup interesi do të ketë përfaqësim në Bashki, në mënyrë që talentet të kenë rrugën e hapur për ta bërë këtë qëllim.

“Meqenëse vij nga sektori i shëndetësisë, vaksinë më të mirë për popullatën se sporti nuk ka. Unë si mjek dhe këta si sportistë, do infektojmë gjithë rininë që t’i ngjiten kësaj rruge që për të ardhmen e shëndetit të popullatës ka vlerë të madhe. Të shpenzojmë më mirë 5 lekë te sporti dhe të kursejmë 50 lekë për ilaçe”, tha Kosova.

vetë kreu i PD-se, Basha e ka cilësuar rininë si zemrën e Partisë Demokratike. “Rinia është zemra e Partisë Demokratike. Me të rinjtë e njesisë numër pesë për fitoren e ‪#‎HalimKosoves dhe për ‪#‎punedhedinjitet” shkruan Basha në FB, duke postuar edhe foto te takimit.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura