“Rama e pranoi”, ish-ministri tregon shkeljet e Kushtetutës: Kryeministri ka propozuar një Gjeneral aktiv

Nov 12, 2018 | 14:01
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, ka reaguar pas publikimit të letrave nga Kryeministri dhe Presidenti në debatin për mosdekretimit të Sandër Lleshit.

Manjani në një postim në mediat sociale shkruan se  Rama sot e ka pranuar, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e ministrit.

manjani

Sipas ish-ministrit “Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv. Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?!”

POSTIMI I PLOTË

Kush është dhunuesi i Kushtetutës?!
———————-
Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit.

Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo.

Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër.

Kjo është Kushtetuta!

Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv!

Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?!

E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për medemek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi.

Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij vendi!

Dhunuesi më u madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi.

SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve!

Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim, por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të tënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura