Rama e përjashtoi pas protestës, flet këshilltari socialist i Kukësit: Tani do angazhohem me PD

SHPËRNDAJE

Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit ka bërë bashkë demokratë e socialistë në Kukës. Anëtarët e këshillit bashkiak u bënë pjesë e protestë të shtunën në Kalimash pavarësisht bindjeve të tyre politike, ndërsa socialistët u përjashtuan nga partia nga Edi Rama.

Por kjo nuk i ka ndalur socialistët kuksiane që të vijojnë protestën kundër taksës në rrugën e kombit edhe në Tiranë. Një prej tyre është anëtari i këshillit bashkiak Kukës Ylli Çitaku, i cili u zgjodh në këtë post nën siglën e partisë socialiste. Sot, i përjashtuar nga radhët e socialistëve Çitaku rrëfen për In Tv se si e priti vendimin e kryeministrit Edi Rama.

ylli citaku
Jam Ylli Çitaku anëtarë i këshillit bashkiak, përjashtimi im është i padrejtë. Kam 6 vite pjesë e PS, i kam qenë Edi Ramës në zyrë, e sot jam i penduar”, tha ai.
Prej 6 vitesh pjesë e strukturave socialistet Ylli Çitaku thotë se sot është i penduar se përse votoj këtë parti, e cila sipas tij po ua vështirëson çdo ditë e më shumë jetën qytetarëve.

Më tej ai shton: Taksa e Rrugës së kombit, drita, ujë, taksa e ndërtesës. Nuk mund ti përballojmë dot.

Prej 3 ditësh ai qëndron në Tiranë në mbështetje të të ndaluarve pranë Drejtorisë së Policisë, ndërsa shfaq hapur se nga sot ai do të mbështesë Partinë demokratike.

“Tani do të angazhohem me Partinë Demokratike”, tha Çitaku.

Pranë drejtorisë së policisë së Tiranës vijon që prej së dielës protesta kundër ndalimit të protestuesve. Ndërsa pritet vendimi i masës së sigurisë për të ndaluarit nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet./INTV 

Te lidhura

 

2 KOMENTET

Comments are closed.