Rama e përjashtoi live në Asamble, kush është deputeti i PS që do ngrihej në protesta kundër policisë

Sep 7, 2018 | 23:10
SHPËRNDAJE

Kritika publike për mungesën e rendit dhe sigurisë në Kurbin dhe “kërcënimi” se do të ftojë qytetarët në protestë nëse nuk merren masa për pastrimin e shefave të policisë që i cilësoi ordinerë dhe të korruptuar i kushtoi sot përjashtimin nga PS. Urdhrin e dha vetë kryeministri Rama, i cili nga Asambleja e PS tha se deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani të përjashtohet nga partia.

Gjetan Gjetani

Po kush është deputeti i PS-së, Gjetan Gjetani?

Në tetor të vitit të kaluar Partia Demokratike kërkoi verifikimin nga Prokuroria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të të dhënave të deklaruara për dekriminalizimin për dy deputetë, njëri prej të cilëve Gjetan Gjetani i Partisë Socialiste, zgjedhur në Lezhë.

Ky i fundit asokohe ka mohuar akuzat e PD, duke theksuar se ai nuk kishte qenë kurrë në Itali.

“Unë tani jam njohur me kërkesën e PD, dhe e konsideroj një shpifje të pastër politike. Unë s’kam dalë kurrë jashtë shtetit, për herë të parë kam kaluar kufirin në prill të këtij viti dhe kam qëndruar për 10 orë në Kotorr me familjen. S’kam qenë as në Itali as në Greqi dhe në asnjë vend tjetër të BE. PD mund ta kontrollojë këtë që them unë me anë të sistemit TIMS. Në kohën që i referohet PD unë kam qenë polic këtu në Shqipëri”, ka qenë ky reagim i Gjetanit për “Panorama” në kohën kur ju bën akuzat

Jetëshkrimi në faqen e PS

Gjetan Gjetani, lindur dhe banues në Milot, rrethi Kurbin, më 02.04.1982. Ai ka përfunduar studimet e larta në degën Juridik, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Nga periudha 16.08.2004 – 31.03.2008 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në Komisariatin Lezhë. Nga periudha 06.06.2008 – 21.07.2009 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në IEVP Lezhë. Nga periudha 01.07.2011 – 04.11.2013 ka ushtuar profesionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Lezhë. Nga periudha 05.11.2013 dhe në vazhdim është në detyrën e përgjegjësit të ZVRPP Kurbin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura