28 nëntori prapë i ndarë, Rama e Nishani në Vlorë. Opozita homazhe te “Dëshmorët”

Nov 28, 2015 | 9:17
SHPËRNDAJE

Shqiptarët kudo jetojnë festojnë sot 103-vjetorin e Pavarësisë. Dita e shënuar përkujtohet me aktivitete të shumta kudo, por qendrat simbolike mbeten Vlora dhe kryeqyteti. Ndërkohë që politika edhe si gjithë vitet që kemi lënë pas do të kremtojnë sërish të ndarë. 

vlore

Ora 10:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, zv.Kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, janë mbledhur në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

nishaniAty është zhvilluar ceremonia e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë. 

rama nishaniPas ngritjes së flamurit, Presidenti Nishani ka qenë i pari që ka vendosur kurorë me lule pranë memorialit, e pas tij kryeministri Rama.

***

Ndërkaq, opozita, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, ka nisur homazhet po në orën 10:00 në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”.

Mesazhi i Bashes

Nga altari i martirëve të kombit dua t’i uroj të gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë, trojeve shqiptare dhe anembanë botës gëzuar festën e Pavarësisë, festën e Flamurit, gëzuar festën e Çlirimit!

basha1Dua të përkujtoj së bashku me të gjithë qytetarët shqiptarë sakrificën sublime të mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që dhanë jetën e tyre për lirinë kombëtare, për lirinë e Shqipërisë, për lirinë nga okupatorët nazifashistë.

Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë për lirinë kombëtare se kombi shqiptarë ndër shekuj. Por kjo liri është e paplotë pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, e arbitraritetit dhe arrogancës. Ndaj jam i bindur se ky 28 Nëntor do të shërbejë për një bashkim të ri dhe të madh të shqiptarëve për t’i dhënë lirisë kombëtare dimensionet e plota dhe të vërteta, të lirisë, demokracisë, përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta për të gjithë para ligjit

berisha0Më pas opozita zhvilloi homazhet te busti i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

jashari1

Ndërsa në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.

Aktivitete të shumta për të kremtuar Festën e Flamurit zhvillohen sot edhe jashtë kufijve në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi dhe në diasporë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura