Rama e nis ditën me një lajm të mirë për vendin, ja çfarë njofton sot

Dec 11, 2017 | 8:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e nis diten me nje lajm te mire per vendin tone. Duke uruar miremengjes, ai njofton per raporton e fundit Global për Hendekun Gjinor 2017, sipas te cilit Shqiperia përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar.

edi rama

Postimi i Rames  

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë ?

Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura