“Rama e ndërroi emrin pas një krimi të tmerrshëm në një hotel të Spanjës”

May 26, 2016 | 17:32
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Berisha akuzon Edi Ramën se e ka ndërruar emrin për shkak të një krimi të tmerrshëm në një hotel të Spanjës.

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare13

Duke iu referuar formularëve të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, ku Rama ka shkruar se e ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi, Berisha tha se kjo lidhet me të shkuarën e tij.

“Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se e ka ndërruar ai emrin, nuk ia kam ndërruar unë. i kam thirrur në emrin e vërtetë. Të vij këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle për shkak të Kadrovskit, për shkaqe të cilat ai duhet ti sqarojë sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, për Kadrovski e akuzonte për të shoqen, Dilën, të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim emri”, tha Berisha.


“Rama e ndërroi emrin pas një krimi të… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura